I caktohet masa e paraburgimit burrit që dyshohet se vrau gruan me “sakicë”

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka caktuar masën e paraburgimit të pandehurit Izet Godeni, i cili dyshohet se vrau gruan e tij me sëpatë.

Gjyqtari i procedurës paraprake kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit I.G e ka aprovuar si të bazuar dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 muaji.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprës penale, mënyra dhe rrethanat në të cilat është kryer vepra penale si dhe pasojës së rëndë të shkaktuar me këtë vepër penale marrë parasysh se me dashje dhe në mënyrë mizore I.G e ka privuar nga jeta bashkëshorten e tij, tani të ndjerën S.G”, thuhet në njoftim.

Të shtunën iu dha lamtumira e fundit mësimdhënëses që dyshohet se u vra nga bashkëshorti i saj në Prishtinë, një ditë më parë.

Arsimtarja e shkollës fillore “Dardania” Sadije Godeni u varros sot në orën 14:00 në varrezat e qytetit, në Dragodan, siç njoftoi shkolla.

Lexo edhe:  KFOR-i i qartë: Zbatimi i ligjit është përgjegjësi ekskluzive e Policisë së Kosovës