Anëtarët e Hamasit futen në shtëpinë e ish-futbollistit Yossi Benayoun, nipi i tij vrau tre persona dhe shpëtoi familjen

Futbollisti më i famshëm Izraelit, Yossi Benayoun, i mbijetoi një drame të vërtetë familjare në luftën që po vazhdon aktualisht në Rripin e Gazës.

“Sport 5” izraelite raporton se nipi i futbollistit të famshëm vrau tre anëtarë të Hamasit në shtëpinë e familjes

Familja e Benayoun, i cili ka luajtur edhe në Premierligë me Liverpoolin jeton në Rripin e Gazës.

Benayoun aktualisht është drejtor teknik i kombëtares së Izraelit.

Pikërisht Izraeli është paraparë që të përballet me Kosovën më 16 tetor në kuadër të “Euro 2024”, mirëpo për fatin e ndeshjes pritet që të vendoset së shpejti.

Lexo edhe:  Përleshja që eskaloi në therje me thikë, detaje për konfliktin në Prizren që dyshohet se ndodhi në trafik