Dyshohet edhe për amerikanë të vrarë në sulmet e Hamasit
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka thënë se ka informacione që në sulmet e Hamasit ndaj Izraelit kanë mbetur të vrarë edhe shtetas amerikanë.
Ai ka deklaruar të dielën për CNN se raportet ende s’janë verifikuar, por zyrtarët e SHBA-së po e bëjnë këtë gjë tashmë.
“Fokusi ynë parësor është të sigurohemi që Izraeli të ketë atë që i duhet”, ka deklaruar Blinken.
Sipas të dhënave, mbi 600 izraelitë raportohen të vrarë nga sulmet e Hamasit, derisa mbi 2.000 të tjerë janë plagosur e shumë të tjerë janë rrëmbyer.
Ndërsa, autoritetet izraelite i kanë vrarë mbi 400 anëtarë të Hamasit.