“U parandalua një tragjedi e madhe”, nga Qeveria flasin për planin e nxënësit në Pejë për t’i vrarë shokët e klasës

Zëvëndësministri i Arsimit, Taulant Kelmendi ka reaguar lidhur me rastin e arrestimin e 16-vjeçarit në Pejë, i cili po dyshohet se planifikonte vrasjen e nxënësve në Pejë.
Kelmendi ka thënë se janë të indinjuar lidhur me rastin.

“Është e rëndësishme që autoritetet kanë reaguar në kohë për të parandaluar një tragjedi të madhe”, ka thënë Kelmendi.

Zëvëndësministri i Arsimit ka thënë tutje se siguria në shkolla është thelbësore për të krijuar një mjedis të sigurtë shoqëror, “për çka duhet të angazhohen të gjitha institucionet, familjet dhe shoqëria”.

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka dhënë detaje rreth arrestimit te të mitur në Pejë, i cili dyshohet se kishte planifikuar vrasjen e disa nxënësve, të cilët, siç është raportuar më herët në media, janë shokë të klasës së tij.
Prokuroria Speciale, në deklaratën e saj bën të ditur se i mituri me inicialet B.M, planet i kishte bërë dhe përgatitur për disa muaj.

Lexo edhe:  A e keni ditur që dritaret tuaja kanë pozitën dimërore dhe verore?