Theret me thikë një 18-vjeçar në Komoran, dërgohet në QKUK me lëndime të rënda
Të premten mbrëma, në Komoran, ka mbetur i therur me thikë një 18-vjeçar, i cili u sulmua nga një bashkëmoshatar afër një objekti.
Burimet nga Emergjenca kanë bërë me dije për Sinjalin se i riu është dërguar me lëndime serioze në spital, por sipas informacioneve të para nuk ndodhet në rrezik për jetën.
Në anën tjetër, i dyshuari është arrestuar nga Policia dhe më pas është shoqëruar në stacion policor, ndërsa thika e përdorur në rast është konfiskuar.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që të iniciohet rasti për veprën penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe brenda afatit ligjor të dorëzohet kallëzimi penal.