Alarmante: 20 nxënës të helmuar në Mitrovicë kërkojnë ndihmë mjekësore në QKMF
Drejtoria e shëndetësisë në Mitrovicë ka njoftuar se 20 nxënës kanë kërkuar ndihmë në QKMF.
Përmes një njoftimi kanë treguar 20 nxënës janë të shkollave ” Musa Hoti” , “Andon Zako Çajupi” , Gjimnazit , etj.
Postimi plotë:
Dje dhe mbrëmë natën 26 nxënës kanë kërkuar ndihmë mjekësore në Sektorin e Mjekimit Urgjent në QKMF .
21 prej tyre pasi u është dhënë ndihma mjekësore me gjendje të permirësuar shëndetsore janë lëshuar në shtëpi kurse 5 prej tyre janë referuar për konsulta dhe analiza të mëtutjeshme në Spitalin e Mitrovicës dhe pastaj pas trajtimit në gjendje të pëtmirësiar shëndetsore janë lëshuar në shtëpi.
Edhe sot ka pasur raste të nxënësve që janë paraqitur në Sektorin e Mjekimit Urgjent të QKMF -së për të kërkuar ndihmë mjekësore për shkak të shqetësimeve shëndetsore .
Deri tash janë paraqitur 20 nxënës të shkollave ” Musa Hoti” , “Andon Zako Çajupi” , Gjimnazit , etj.
Shumica e tyre kanë qenë nxënës që janë paraqitur edhe dje ,ndërso sot vijnë ose për vazhdim të terapisë ose për rikonsultime.
Ekipet mjekësore të QKMF-së janë duke e trajtuar secilin rast dhe pas trajtimit të tyre me gjendje të përmirësuar shëndetsore janë lëshuar në shtëpi.
Situata është e menaxhueshme dhe gjendja e përgjithshme shëndetsore e nxënësve po përmirësohet.
Ne do ju mbajmë të informuar edhe përmes kësaj faqeje por eshe përmes mjeteve të informimit.
Urojmë shërim të shpejtë dhe të plotë për nxënësit.