Gjendet i vdekur Sokol Markaj, kërkohej nga Policia e Kosovës

Është gjendur pa shenjë jete Sokol Markaj, personi që u raportua si i zhdukur nga policia të premtën.

Sipas burimeve të Indeksonline para pak minutash është gjetur i vdekur në fshatin Gllaviqicë të Pejës.

Trupi i pajetë është gjetur rreth 3 km larg shtëpisë së tij.

Ndërsa dyshimet e para janë se bëhet fjalë për vrasje.

Lexo edhe:  “Guxo ndalëm, s’ka me ta mbërri ymri me marrë rrogën e parë si pylltar”/ Mitrovicasi kërcënon rojën e pyllit që s’e la të priste dru