Pronari i autobusëve gjeti një armë në çantën që u porosit ta çonte në Gjermani, pas kontrollit Policia i gjen 8 të tjera

Policia në Pejë është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus.

Pronari i agjencisë e ka pasur çantën dhe ka parë që aty është një armë dhe menjëherë e ka njoftuar Policinë.

Më pas nga vendi i ngjarjes ka ikur një nga të dyshuarit.

Njërin e ka arrestuar Policia e Kosovës dhe gjatë kontrollit në çantë janë sekuestruar: tetë armë pistoleta Zoraki 7.65 mm, tetë karikatorë të armëve Zoraki, 1 fishekë kal: 7.65mm dhe 10 fishekë 6.35mm.

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.

Komunikata e plotë:

Me datë 04.10.2023, rreth orës 06:30, policia është njoftuar nga pronari i një agjencie turistike se
ka pranuar një çantë nga dy qytetarë për ta transportuar në Gjermani me autobus, i njëjti e ka hapur
çantën në prezencën e personave të cilët e kishin sjellë çantën.

Me të hapur çantën pronari i agjensionit e ka vërejtur se aty kishte një armë. I njëjti menjëherë ka lajmëruar policinë, me të vërejtur se dëshmitari është duke lajmëruar policinë njëri nga të dyshuarit ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Njësitet relevante të Stacionit Policor Klinë, menjëherë kanë dalë në vendngjarje ku ka arrestuar njërin nga të dyshuarit.

Gjatë kontrollit në çantë janë gjetur dhe sekuestruar:
– Tetë armë pistoleta Zoraki 7.65mm
– Tetë karikator të armëve Zoraki
– Njëmbëdhjetë fishekë kal: 7.65mm dhe
– Dhjetë fishekë 6.35mm

Për rastin është njoftuar prokurori, i njëjti ka urdhëruar që të bëhet kontrolli i shtëpive të personave të dyshuar, pas bastisjes në shtëpitë e të dyshuarve nuk është gjetur diçka e dyshimtë, mirëpo është arrestuar edhe personi i dytë.

Lexo edhe:  Tentoi ta “furnizojë” me drogë djalin e tij që vuan dënimin në Burgun e Dubravës, ky është personi që u arrestua

Pas intervistimit nga hetuesit, të dyshuarit me vendim të prokurorit dërgohen në mbajtje për 48 orë.