Kurti kërkon ushtarë të NATO-s në Kosovë, Dërguti: Me sen të huej, dhandërr nuk hyhet
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në një intervistë për Die Welt ka deklaruar se si rezultat i manovrave ushtarake të Serbisë, është e nevojshme që në Kosovë të rritet numri i forcave të KFOR’it. Për këtë, i ka reaguar ish-bashkëpartiakja e tij, Aida Dërguti.
Kurti ka theksuar se një gjë e tillë do të rriste sigurinë në vend, ndërsa Aida Dërguti pati diçka për të thënë lidhur me këtë kërkesë të kryeministrit.
“Paj, me sen të huej, dhandërr nuk hyhet”, shkroi ajo duke i reaguar lajmit për Kurtin.