Pamje: Kështu e rrahu boksieri kosovar atë serb në Kampionatin Ballkanik

Shpetim Bajoku ka qenë bindës përballë boksierit të Serbisë, Semir Aliçiq, në Kampionatin Ballkanik që ka nisur të mërkurën.

Bajoku ishte më i mirë në tre raundet, në luftën e kategorisë deri 67 kilogramë.

Pasi gjyqtari i ringut shpalli Bajokun fitues, boksieri serb bëri veprim antisportiv.

Ai nuk ia zgjati dorën boksierit të Kosovës.

Ballkaniku po mbahet në Albena të Bullgarisë.

Bajoku e pati mposhtur serbin në qershor në një turne në Kumanovë.

Luftën e radhës, Bajoku e ka të shtunën.

Lexo edhe:  Për çka u vra Besim Musliu nga fshati Baks? Flet nipi i të vrarit!