Trajkoviq: Radoiçiqin gjithmonë e shpëton “një dorë misterioze”
Rada Trajkoviq nga Lëvizja Evropiane e Serbëve të Kosovës ka deklaruar sot në llogarinë e saj në “X” se askush nuk bën pyetje se si Millan Radoiçiq ka “shpëtuar” nga çdo situatë – nga tentativa për ta arrestuar për shkak të vrasjes e Oliver Ivanoviqit e deri te tragjedia i fundit në Banjskë – dhe se e nxjerrë nga problemet një “dorë misterioze” që ka fuqi si në anën serbe ashtu edhe në atë shqiptare. Dhe shokët e tij kanë mbetur në baltë, transmeton Paparaci.
“Dhe serbët si serbët, edhe një herë nga një disfatë e plotë strategjike bëjnë një lloj fitoreje “qiellore” dhe nuk e shohin të vërtetën nga lotët për viktimat: sot jemi në një situatë dhe në pozicion negociues shumë më të keqe se më parë”, ka thënë Trajkoviq në llogarinë e saj në rrjetin social X (Twitter).
Siç thotë ajo, shtrohet pyetja nëse Vuçiq ka guxim dhe forcë të mjaftueshme për t’u distancuar nga “bebja” e tij në veri të Kosovës, i cili tani qartazi po kërcënon interesat shtetërore dhe po e çon rininë tonë në vdekje të kotë për hir të interesave të disave që nuk duan stabilitet në Serbi.