Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vrarë në Kosovë

Një tifoz terrorist i Crvena Zvezdës ka mbetur i vdekur gjatë aksionit terrorist që një grup serb i organizuar e ka kryer në Kosovë, gjatë ditës të dielës.

Mediumi boshnjak,’Klix.ba‘ ka raportuar se Stefan Nedeljkovic, ka mbetur i vrarë gjatë këtij aksioni, me forcat e Policisë së Kosovës që dyshohet se e kanë ekzekutuar terroristin në fjalë.

Për shkak të ngjarjes së ndodhur, edhe mediat e ndryshme në Serbi kanë raportuar se derbi i Beogradit mes Crvena Zvezdës dhe Partizanit është në dyshim për tu zhvilluar në stadiumin ‘Marakana’.

Kujtojmë që tifo-grupi i kësaj skuadre njihet për parullat nacionaliste ndaj Kosovës, madje kanë qenë grupi kryesor në nxitjen e problemeve edhe në ndeshjen ndaj Shqipërisë në Beograd.

Lexo edhe:  Alarmante: Edhe një ushtarak me përvojë në FSK e lë uniformën e Ushtrisë së Kosovës