Sigurojnë amerikanët, Escobar dhe Hovenier: SHBA-ja s’e lejon një Asociacion si Republika Sërpska
I dërguari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (SHBA) për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier kanë siguruar se nuk do të ndodhë Asociacioni si Republika Sërpska.
Gabriel Escobar, emisar special i ShBA-së për Ballkanin Perëndimor, ka folur për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Escobari ritheksio se Asociacioni nuk do të jetë një Republikë Serbe.
“E kemi thënë vazhdimisht se Asociacioni i komunave me shumicë serbe nuk duhet të krijojë probleme brenda Kosovës për funksionalizim, duhet të jenë në përputhje me Kodin e saj ligjor, duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën. Pra, brenda kësaj, unë ende mendoj se ka një kapacitet të madh për t’i lejuar serbët të menaxhojnë shërbimet e tyre komunale në një mënyrë që u përshtatet më së miri qytetarëve të tyre, pa u bërë Republikë Sërpska”, tha ai për Radio Evropa e Lirë.
“Ne e kemi adresuar atë në mënyrë të përsëritur. Dhe, jam i zhgënjyer që ajo pikë bisede vazhdon të ngrihet – se kjo do të jetë Republika Sërpska. Nuk do të bëhet [një Republikë Sërpska]. Me të vërtetë bëhet fjalë për autoritete komunale që bëjnë atë që komunat tashmë e bëjnë në gjuhën serbe” tha sot tij.
Se Asociacioni nuk do të jetë si Republika Sërpska e ka thënë edhe ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.
“Besoj se duhet të ketë një lloj besimi në SHBA-në dhe në zotimet që ne kemi bërë se ne nuk do të lejojmë që kjo të ndodhë. Ne jemi pajtuar që të mos ndodhë ashtu dhe jemi serioz për këtë”, tha ai për Radio Evropa e Lirë dy ditë më parë kur u pyet se cilat janë garancitë se Asociacioni në një pikë nuk do të përfundojë sikurse një Republika Sërpska, shkruan Gazeta Sinjali.
Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara vazhdimisht kërkojnë nga Qeveria e kryeministrit Kurti që të themelojë Asociacionin.
Blloku evropian ka thënë se i ka ofruar Kosovës disa modele ekzistuese evropiane për të drejtat e pakicave kombëtare.