Selmanaj: E vërteta duhet të dihet, duam ta dijmë secili cent i qytetarët të Kosovës se ku po shkon
Sot po mbahet seanca e radhës e Kuvendi të Kosovës.
Në këtë seancë po diskutohet për formimin e Komisionit për hetimin e keqpërdorimeve në rezervën shtetërore.
Lidhur me këtë çështje, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës Driton Selmanaj, tha se arsyetimet që i dha shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes Mimoza Kusari-Lila, për pengimin e formimit të këtij komisioni janë banale.
Më tutje deputeti i LDK-së, Selmanaj tha se askush nuk duhet të frikësohet nga e vërteta.
“E vërteta na shërben të gjithëve. Po duam ta dijmë secili cent i qytetarët të Kosovës se ku po shkon?.Kush është Ridvani? Kush është Martini? Këtë po duam ta dijmë”, tha Selmanaj.