Ky është polici i arrestuar nën dyshimet për organizim të lojërave të fatit

Sot u raportua për një aksion të Policisë së Kosovës, në koordinim me institucionet tjera, që është zhvilluar për t’i dhënë goditje bixhozit të paligjshëm, në rajonin e Prishtinës.

Gjatë operacionit policor, janë arrestuar një zyrtar policor dhe së paku dy qytetarë, të cilët kanë qenë objekt i hetimit.

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije ekskluzivisht se zyrtari policor që u arrestua nën dyshimin për organizim të lojërave të fatit, është Safet Nura, i cili shërben në Stacionin Policor “Jugu”, në Prishtinë.

Polici i arrestuar dhe dy qytetarët që përfunduan në pranga janë hetuar si të dyshuar për veprën penale ‘organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’.

Kujtojmë se aktivitetet e organizimit të skemave piramidale dhe bixhozit në vendin tonë janë të ndaluara me ligj dhe përbëjnë vepër penale, por kjo nuk po i ndalon qytetarët që të veprojnë kundërligjshëm.

Lexo edhe:  Kriza me bukën e FSK-së, Presidentja Osmani kërkon takim me gjeneralin Jashari e ministrin Maqedonci