Pësoi djegie të mëdha pas një aksidenti në punë, kërkohet ndihmë për kosovarin

Rrezikshmëria e punëtorëve në vendin e punës, vazhdon të jetë njëra prej sfidave kryesore në jetën e qytetarëve, të cilët pothuajse çdo ditë përballen me kushte të rënda pune që vështirësojnë e rrezikojnë jetën e tyre.

Rëndë e pësoi edhe një punëtor nga Pozherani i Vitisë, Veli Miftari, i cili pas një aksidenti në punë ka djegie të shkallës së 3-të dhe gjendet në spital, ku siç njoftojnë familjarët, gjendjet në gjendje jo të mirë e që pritet të ketë intervenime në shumë pjesë të trupit.

Të njëjtit, kanë bërë apel për ndihmë financiare, pasi kosto e këtyre intervenimeve është e papërballueshme për ta.

Ky është apeli i tyre me të dhënat për të ndihmuar:

Të dashur miq,

Kërkoj vëmendjen tuaj që ta lexoni këtë status dhe nëse mundeni ta shperndani dhe të ndihmoni aq sa keni mundësi.

Veli Miftari, nga Pozherani para disa ditësh në një aksident në punë, ka pësuar djegie të shkallës së 3-të dhe gjendet në spital, në gjendje jo të mirë ku pritet të ketë intervenime në shumë pjesë të trupit dhe trajtime të mëtutjeshme, barna e gjëra tjera.

Gjendja financiare e Veliut është e pa perballueshme për kostot që do t’i ketë.

Lusim të gjithë ata njerëz të vullnetit të mirë t’i gjindemi afër Veliut e ta ndihmojmë që ta kalon këtë situatë të vështirë.

Për Gjermani dhe Zvicër mund të kontaktoni Gzim Ademi.

Ndërsa në Kosovë Burim Miftari(vëlla i Veliut)

WESTERN UNION:BURIM MIFTARI

Nr i tel Burimit:whatsapp-Viber +38344844092.

Të dashur miq,Kërkoj vëmendjen tuaj që ta lexoni këtë status dhe nëse mundeni ta shperndani dhe të ndihmoni aq sa keni…

 

Lexo edhe:  Të rinjtë në Beograd djegin flamujt shqiptarë