Prishtinasi përfundon në pranga, bashkëshortja e denoncoi për dhunë në familje
Rastet e dhunës në familje sa vijnë e shtohen përditë në vendin tonë. Zakonisht janë gratë ato të cilat kërkojnë mbrojtje institucionale për shkak të dhunës që përjetojnë kryesisht nga bashkëshortët e tyre, por edhe nga anëtarët tjerë të familjes.
Në Polici kanë përfunduar së fundi edhe një çift nga Prishtina, pasi gruaja denoncoi bashkëshortin e saj për kanosje dhe dhunë.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se 50-vjeçarja ka pohuar se i shoqi në mënyrë sistematike ushtron dhunë ndaj saj dhe vajzës së tyre.
Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kane arrestuar të dyshuarin dhe të njëjtin e kanë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që 41-vjeçari të dërgohet në mbajtje për 48 orë dhe i njëjti të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunë në familje’.