Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vijim

Sot pritet të mbajë mot me diell, por edhe me shtim të vranësirave.

Temperaturat do të kenë tendencë të uljes së lehtë të tyre. Pasdite rrallë në disa vise kryesisht kodrinore-malore mund të ketë ndonjë zhvillim të ndonjë rrebeshi të izoluar shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Temperatura maksimale pritet të arrijë deri në 31 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot i ngrohtë, por pritet të ketë shtim të vranësirave. Pasdite rrallë në disa vise priten rrebeshe të izoluara shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë, por në shumicën absolute të territoreve tona nuk pritet të ketë reshje atmosferike.

Nga e premta pak më freskët. Priten intervale kohore me diell, por edhe vranësira të cilat lokalisht do të kushtëzojnë ndonjë rrebesh lokal shiu me vetëtima dhe bubullimë. Reshjet do të jenë tipike verore, pra vetëm në disa rajone, ngase në shumë rajone nuk priten fare reshje. Temperaturat dy ose tri ditë do të pësojnë ulje, megjithatë ende priten temperatura verore deri ose pak mbi 30 gradë Celsius./METEOBALLKAN

Lexo edhe:  77-vjeçari në Lipjan denoncohet për dhunë nga gruaja me të cilën bashkëjetoi, ajo refuzon të kthehet me të