I harroi çelësat brenda, hajnat ia vjedhin veturën nga garazhi të riut në Shtime

Cak i hajnave shumë herë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë veturat, të cilat qytetarët nuk po kanë siguri t’i lënë askund. Një rast i tillë i vjedhjes ka ndodhur edhe të martën në rrugën “2 Korriku” në Shtime, ku një qytetar ka kërkuar ndihmën e Policisë.

Sinjali mëson se rastin e ka denoncuar një 31-vjeçar, i cili ka deklaruar se gjatë ditës së djeshme e ka parkuar veturën e tij në garazh, por që nuk e ka gjetur aty kur është kthyer në mbrëmje.

Këtë herë, hajni e ka pasur më të lehtë për ta vjedhur automjetin, pasi siç mëson Sinjali, pronari i kishte lënë çelësat brenda veturës.

Pas denoncimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, për të mbledhur prova që mund të ndihmojnë në zbulimin e personave të dyshuar për rastin.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar si “Vjedhje e rëndë,” teksa ka urdhëruar Policinë ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  Policia gjen uniforma, municion dhe pajisje tjera ushtarake në Zubin Potok