Gjykata e shpall të pafajshëm Bedri Krasniqin

Bedri Krasniqi është shpallur i pafajshëm për nenin një dhe dy të aktakuzës në mungesë të provave.

Krasniqi, i cili ishte i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK-ut është shpallur i pafajshëm dhe është liruar pas aktvendimit të gjykatës, raporton Gazeta Insajderi.

Vendimi është marrë sot nga kryetari i trupit gjykues në rastin në fjalë, Arben Hoti.

Në anën tjetër, i akuzuari Alban Dezdari është dënuar me tetë vite burgim për veprën penale dhënie e ndihmës në veprën penale të vrasjes.

“Pas shqyrtimeve gjyqësore të mbajtura, trupi gjykues me datën 13/09/2023 shpall këtë aktgjykim: Bedri Krasniqi, lirohet nga akuza për pikën 1 dhe 2 pasi nuk është treguar se ka kryer aktet.. Lirohet nga shpenzimet e procedurës penale. Alban Bezdari, shpallet fajtor për veprat penale ndihmë për veprën penale vrasje. Gjykata të pandehurin Alban Bizdarin 8 vite, dënim që llogaritet edhe koha e qëndrimit në paraburgim. Obligohet për pagimin e shpenzimeve 500 dhe fondin për kompensimin e viktimave shumën prej 100 eurove”, njoftoi Hoti.

Lexo edhe:  Arrestohet Visar Avdyli, personi i kërkuar nga Norvegjia për një vrasje