Parashikimi i motit për sot dhe gjatë ditëve në vijim

Sot do të kemi përmirësim të motit, por mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe ka gjasa që në disa vende të ketë ngrica për shkak të kthjellimeve të pjesshme të qiellit.

Gjatë ditës parashihet të kemi vranësira e intervale kohore me diell, por pa reshje atmosferike.

Temperaturat maksimale do të rriten afërsisht deri në 17 gradë Celsius, por ato minimale mbesin mjaft të ulëta, rreth 0 apo -1 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Kosovën lindore dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me vranësira e intervale kohore me diell. Në përgjithësi pritet përmirësim i motit, por jo për shumë gjatë.

Ditëve të ardhshme na pret mot i ndryshueshëm, por jo shumë i ftohtë. Të Martën reshje të reja shiu në tërë rajonin sjellë cikloni i ri, ndërsa nga e mërkura na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë më të pakta dhe të karakterit lokal./MeteoBallkan

Lexo edhe:  Liberalizimi i vizave më afër së kurrë, Franca ndërron qëndrimin e saj!