Rast i rëndë në Skenderaj: 14-vjeçari pëson lëndime të rënda duke lozur në një kamion, dërgohet në spital

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën në fshatin Burojë të Skenderajt, ku një i mitur ka pësuar lëndime të rënda derisa ka qenë duke lozur në një kamion. Viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor, ndërkaq akoma nuk dihet gjendja e tij.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një 14-vjeçar, i cili ka marrë trajtim fillimisht në Drenas e më pas është dërguar në Spitalin e Mitrovicës.

Sipas informacioneve të para, viktima ka qenë duke lozur në një kamion që ka qenë në afërsi të shtëpisë se tij, kur papritmas është lënduar dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Sinjali po ashtu ka mësuar se kamioni në të cilin është lënduar fëmija është i një kompanie që po kryente punime në atë pjesë.

Lidhur me incidentin, është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit, i cili ka urdhëruar inicimin e rastit dhe ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore.

Lexo edhe:  E trishtë në Llap: Vogëlushja rreth 2 vjeçe humb jetën tragjikisht pasi u rrokullis djepi ku ishte e lidhur