Aksident i rëndë në Vushtrri, vdes një burrë

Policia e Kosovës (PK) njofton se një burrë ka vdekur si pasojë e lëndimeve që mori pasi u godit nga një veturë në lëvizje derisa po rregullonte ngarkesën në rimorkio.

Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se viktima ka vdekur të premten, rreth orës 09:00, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, ndërsa aksidenti kishte ndodhur në Novolan të Vushtrrisë.

“Një mashkull kosovar ka pësuar lëndime të rënda trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje. Aksidenti ka ndodhur kur viktima kishte zbritur nga kamioni me të cilin po udhëtonte për të rregulluar një ngarkesë në rimorkio. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa më 09.09.2023 i njëjti ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet në njoftim.

Bëhet e ditur se me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Lexo edhe:  Arbenita Ismajli: Nganjëherë më vjen turp që jam shqiptare