Punëtorët e një kompanie në Prishtinë shahen e fyhen nga një serb në Zubin Potok

Tre punëtorë të një kompanie në Prishtinë dyshohet se pardje janë sharë e fyer nga një serb në veri të vendit.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ata ishin duke kryer punën e tyre me disa kabllo nga fshati Zupce deri në pikën kufitare në Bërnjak, kur janë përballur me një person të panjohur i cili i ka kërcënuar dhe i ka sharë ata.

Me të marrë informacionin, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku ka kontaktuar me viktimat, të cilët kanë bërë të ditur se i dyshuari i kishte sharë me nënë në gjuhën serbe e më pas ishte larguar që aty me veturën e tij.

Ndërkohë Policia ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për të identifikuar personin e dyshuar.

Për këtë është njoftuar edhe prokurori, i cili ka urdhëruar që rasti të cilësohet si ‘Nxitje e mosmarrëveshjes dhe intolerancës”, teksa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Lexo edhe:  "Këtu nuk ka vllaznillak", "nuk e mbroj", vëllai i Liburn Aliut e kritikon publikisht ministrin për ngjarjet e fundit