Robert Berisha flet për herë të parë për vajzën e tij të madhe

Veç Renees nga martesa me Nora Istrefin, Robert Berisha ka edhe një vajzë nga një lidhje e tij e shkurtër.

Ajo quhet Arona dhe është 17-vjeçare. Për ditëlindjen e saj Roberti ka postuar për herë të parë një foto ku shihet me të dhe Reneen.

Së fundmi Roberti ka folur pikërisht për jetën personale, nuk ndër të tjera dha edhe arsyen se përse nuk e kishte prezantuar deri më tani të bijën adoleshente.

Shumë prej jetës private kam treguar, ndoshta këtë nuk kam pasur qejf për ta treguar, sepse ndoshta as ajo nuk ka qenë gati. Kam pasur qejf të rritet njëherë, që të jetë e gatshme ajo me thënë “babë, a ke qejf tani ti me u bë publike”. Tashmë është rritur dhe normal që komunikojmë, edhe normal ka pranu, edhe normal që unë që vjet për datëlindje kur i ka bërë 16 vjet, e kam postu”- tha Roberti, duke bërë me dije kështu se ka qenë një zgjedhje për ta mbrojtur vajzën e tij nga ekspozimi publik.

Lexo edhe:  Stresi komenton edicionin e tretë të Big Brother VIP Kosova: Dështim total 100%