Një 29-vjeçar dyshohet se kreu vetëvrasje në Ferizaj

Një 29-vjeçar nga Ferizaj dyshohet se ka kryer vetëvrasje sot

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, i cili ka thënë se vdekja ka ndodhur në një objekt banesor.

“Ju njoftojmë se rreth 13:00 kemi pranuar një informacion se në rrugën “Emin Duraku” në Ferizaj në një objekt banesor në ndërtim e sipër, një person, mashkull i moshës rreth 29 vjeçar, dyshohet se ka bërë vetëvrasje”, tha Veseli për Gazetën Online Reporteri.net.

Sipas Veselit, mjekët nga Qendra Emergjente e Ferizajt, në vendin e ngjarjes kanë konstatuar vdekjen e tij.

Ekipe të policisë rajonale janë në vendin e ngjarjes dhe po e hetojnë rastin.

Lexo edhe:  Zjarr në një objekt në Prishtinë, zjarrfikësit në vendin e ngjarjes