Parashikimi i motit për sot dhe ditëve në vazhdim

Sot na pret mot i ndryshueshëm, me intervale kohore me diell, vranësira dhe riga ose rrebeshe lokale shiu të cilat nuk parashihet të zgjasin shumë. Temperaturat do të shënojnë rritje krejtësisht të lehta dhe ajo maksimale parashihet të arrijë deri në 27 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginën e Preshevës dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira të cilat në disa vise do të kushtëzojnë reshje dhe rrebeshe lokale shiu. Rajonet që janë më afër Greqisë kanë predispozita që të përfitojnë paksa më shumë reshje shiu dhe vranësira. Sa më larg Greqisë reshjet do të jenë më të pakta dhe në shumë vise nuk priten fare reshje.

Nga e Premta përmirësim gradual i motit në tërë rajonin, ngase do të kemi dobësimin apo largimin e “ciklonit grek” i cili më nuk do të ndikojë në kushtet e motit në territoret tona.

Për fundjavë na pret mot kryesisht me diell, stabil dhe i ngrohtë/METEOBALLKAN

Lexo edhe:  E rëndë: 51-vjeçari në Prizren dyshohet se i dha fund jetës, mjeku konstaton vdekjen e tij