Kërkohej me urdhër arrest, i dënuari për mashtrim kapet nga Policia dhe dërgohet në burg

Një numër i madh i të dyshuarve që kërkohen nga Policia e të tjerë të dënuar nga Gjykatat arrijnë ta shijojnë lirinë nga arratia.

Vetëm gjatë ditëve të fundit, Sinjali mëson se kanë rënë në pranga të Policisë disa persona të kërkuar me urdhëresa të Gjykatave.

Njëri prej tyre, siç mëson Sinjali është A.Muriqi, 32-vjeçar, i cili është kapur sot në fshatin Nabërgjan të Pejës, me ç’rast pas ndalimit dhe verifikimit, rezultoi se ndaj tij ka urdhëresë aktive.

I njëjti ishte në listën e personave të kërkuar, pasi Gjykata Themelore në Gjakovë e kishte shpallur fajtor dhe e ka dënuar me burgim për veprën penale “Mashtrimi”.

Pas përfundimit të procedurave policore, i riu është dërguar në njërën nga qendrat korrektuese në vend për ta vuajtur dënimin

Lexo edhe:  Fillojnë plaçkitjet pas tërmetit në Turqi, policia arreston 48 persona