Aksidenti në Shkodër ku u përfshi edhe vetura nga Kosova vdes 30 vjeçari që ishte në veturë me nënën e tij

Dje rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Shkodër-Lezhë”, në fshatin Beltojë, u regjistrua një aksident i trefishtë.

Nga përplasja e tre makinave me drejtues shqiptarë, malazez dhe kosovarë mbetën të plagosur 6 persona.

Në aksident u përfshinë automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin I. XH., 30 vjeç, automjeti tip “Toyota”, me drejtues shtetasin malazez P. G., 42 vjeç dhe automjeti tip “BMW”, me drejtues shtetasin kosovar A. B., 24 vjeç.

Pas aksidentit në redaksinë e JOQ mbërriti një apel për gjak 0 pozitiv për njërin prej të plagosurve, konkretisht shtetasi I.Xh.

Ky i fundit mësohet se është Ildi Xheka, nga Bulqiza, ndërsa nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka vdekur në spital.

Mësohet se i ndjeri ka qenë në makinë me nënën e tij, shtetasen Dasha Xheka, 54 vjeçe me profesion edukatore, e cila ka marrë plagë të rënda dhe ndodhet në spital në gjendje kritike për jetën.

Lexo edhe:  Ky është ushtari italian të KFOR-it që vdiq në aksidentin në Kosovë