Vetaksident në autostradë: Gruaja vdes, shoferi dhe fëmijët me lëndime serioze

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka dhënë detaje edhe për vdekjen e djeshme në autostradën që dërgon në Shqipëri.

Dje nga pakujdesia një person ka shkaktuar vetaksident në autostradë.

Nga mospërshtaja e shpejtësisë ka humbur ekuilibrin, dhe si pasojë e rrokullisjeve, ka mbetur e vdekur viktima femër kosovare.

Shoferi mashkull po ashtu ka marrë lëndime serioze dhe është dërguar në QKUK për trajtim.

Edhe tre fëmijët e tyre që ishin në veturë kanë marrë lëndime dhe janë dërguar për trajtim në spitalin e Prizrenit.

Njoftimi i plotë:

AKSIDENT TRAFIKU ME FATALITET – Autostrada Ibrahim Rugova (km-24) 02.09.2023 – 06:10. Drejtuesi mashkull kosovar, derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet nga pakujdesia dhe mospërshtatja shpejtësisë kushteve të rrugës ka shkaktuar vet aksident, duke u rrokullisur me veturë. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar pasagjerja kosovare, e cila gjatë transportit për në spital ka ndërruar jetë, ndërsa lëndime kanë pësuar vetë drejtuesi, i cili për shkak të lëndimeve serioze është dërguar në QKUK, po ashtu lëndime kanë pësuar edhe tre fëmijë pasagjerë në veturë, të cilët janë dërguar për tretman mjekësor në spitalin rajonal në Prizren.

Lexo edhe:  Dyshime se 11 vjeçarja u abuzua seksualisht edhe nga 6 persona në qershor, nuk u arrestua askush