Ky është burri që u gjet pa shenja jete në Mitrovicë, ishte brenda furgonit para Emergjencës

02 Press raportoi pak më herët se një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë, ku një person është gjetur pa shenja jete.

Sinjali mëson se personi që u gjet i vdekur është 53-vjeçari Milovan Jovanoviç.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë në vendin e ngjarjes, me ç’rast është konstatuar vdekja e viktimës.

Për atë çfarë ka ndodhur është njoftuar edhe Policia, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që çojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Lexo edhe:  Lajmi i fundit: Vdes personi që humbi ndjenjat duke falur xhumanë në xhaminë e madhe në Mitrovicë