Tragjike: Pjesëtari i FSK-së u gjet i vdekur në banesën e tij, dyshohet se ka bërë vetëvrasje

Pjesëtari i FSK-së, kornisti i Filharmonisë së Kosovës, Bledar Bujupi, është gjetur pa shenja jete mbrëmë në banesën e tij, në rrugën “Jakov Xoxa”.

Lajmin për vdekjen e të riut, e kanë bërë të ditur familjarët e të ndjerit, derisa Sinjali ka mësuar se cilat janë dyshimet e para për vdekjen e tij.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije për Sinjalin se sipas informatave të para i dyshuari i ka dhënë fund jetës, duke u varur në banesën e tij, ndërkohë që ende nuk janë të njohura motivet që e kanë shtyrë viktimën drejt vetëvrasjes.

Sinjali mëson se familja e kuptoi se diçka nuk është në rregull pasi i riu nuk përgjigjej në telefonatat e tyre. Kjo bëri që ta njoftojnë Policinë dhe Zjarrfikësit, me ndihmën e të cilëve është hapur dera dhe është gjetur i vdekur i riu.

Vdekja e tij është konstatuar nga ekipi i Emergjencës.

Lexo edhe:  52-vjeçari nga Skenderaj dërgohet pa shenja jete në Emergjencë, rasti cilësohet vdekje e dyshimtë