Digjet një banesë në Prishtinë

Një banesë është përfshirë nga zjarri në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë ndërsa informacionet e para ishin se një mjet shpërthyes ishte shkak i zjarrit të madh, shkruan Gazeta Sinjali.

Raportimin e Sinjalit e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Sot rreth orës 04:00, është raportuar se në rrugën “Lekë Dukagjini” në Prishtinë një banesë është  përfshirë nga zjarri. Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes, po ashtu janë ftuar edhe zjarrfikësit.

Përveç dëmeve materiale nuk raportohet për persona të lënduar. Aktualisht Policia ka nisur ndërmarrjen e veprimeve hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave që karakterizojnë rastin, i cili nga prokurori i shtetit është cilësuar si zjarrvënie”, tha Ahmeti.

Lexo edhe:  Gruaja nga Mitrovica kërcënon burrin, vjehrrin dhe kunatin, tenton t’ia marrë armën policit që intervenoi