Anëtarët e shoqatës së peshkatarëve rrahën në Vërmicë, tentuan të ndalojnë kapjen e peshqve me rrjeta

Drejtuesit e shoqatës së peshkatarëve të Kosovës janë rrahur sot në liqenin e Vermicës.

Burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, dhe njëri nga të pranishmit ishte edhe kryetari I shoqatës, Milaim Vitia.

Dyshohet se anëtarët e shoqatës së peshkatarëve I kanë zënë disa peshkatar duke zënë peshqi me rrjeta, e kjo është e ndaluar.

Personat në fjalë pastaj kanë sulmuar anëtarët e kësaj shoqate.

Sipas asaj që mëson IndeksOnline. Tre persona janë lënduar dhe të njëjtit kanë marrë trajtim në spitalin rajonal të Prizrenit.

Lexo edhe:  Sot dalin para gjykatës pesë policët e dyshuar për “vrasje nga pakujdesia” të 27 vjeçarit në Lipjan