U kritikua pasi mbajti flamurin serb – vjen kundërpërgjigja nga Rita Ora

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, këto ditë ka qenë në qendër të kritikave.

Krejt kjo për shkak se ajo acaroi bashkëkombësit e saj, kur u xhirua në një video gjatë një paraqitjeje në Hungari, teksa mbante flamurin e Serbisë në duar.

Rita e bëri të qartë se nuk ka qenë e vetëdijshme për flamurin që mbante në duar dhe se gjatë gjithë kohës ka menduar se ka një flamur hungarez në duar.

Sido që të jetë, këngëtarja shqiptare duket se ka vendosur që t’iu kundërpërgjigjet kritikëve të saj, me një video të rishpërndarë së fundmi në rrjetin social Instagram.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by 🦋🧚🏻‍♀️ (@ladyritaora)

 


Bëhet fjalë për një video ku Mbreti Charles III flet për emrat e shquar me origjinë shqiptare dhe ndër to përmend Nënë Terezën dhe Rita Orën.

Lexo edhe:  Ky është i dashuri i ri i Kim Kardashian!