Bërnabiq thotë se “Kosova nuk është shtet”, Kurti i kundërpërgjigjet

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar ndaj deklaratës së homologes së tij serbe, Ana Brnabiq, e cila në panelin e mbajtur të hënën në Forumin Strategjik të Bledit, ka thënë se ekziston vetëm një shtet dhe jo dy, pasi sipas saj, Kosova nuk është e njohur ndërkombëtarisht.

Kurti ka thënë se normalizimi në psikologji nënkupton mungesë të konfuzitetit mes realitetit dhe fantazisë.

Ai ka thënë se normalizimi mes Kosovës dhe Serbisë është i mundshëm nëse zbatohen marrëveshjet për të cilat është rënë dakord.

“Përkrahja për BE-në në Kosovë është 94 për qind, në Serbi 35 për qind. Kemi vendosur sanksione kundër Rusisë, Serbia nuk po mendon për këtë. Nuk është distancuar nga Millosheviqi e as Putinit. Nuk është e lehtë për ne. Dua të normalizojë marrëdhëniet dhe do ta bëja menjëherë. Normalizimi me Serbinë më i vështirë. Mund të ndodhë, duhet të zbatojmë këtë Traktat bazë që jemi dakorduar në Bruksel. Normalizimi në psikologji, nënkupton mungesa e konfuzitetit mes realitetit e fantazisë”, ka thënë ai.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, e pyetur në panelin e diskutimit në Forumin Strategjik të Bledit për marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë, ka thënë se “është vetëm një shtet për të dhe nuk janë dy shtete”.

“E ashtuquajtura Republikë e Kosovës nuk është shtet i njohur ndërkombëtarisht, nuk është anëtare e OKB-së. Po qartë dyshoj se do të bëhet pjesë e BE-së, derisa të ketë pesë shtete mosnjohëse. Normalizimi është në interes të Beogradit e Prishtinës, të serbëve dhe shqiptarëve, është në interes të gjithë rajonit, është qartë një gjë lartë në listën e prioriteteve tona”, ka thënë Bërnabiq.

Bërnabiq ka thënë se Serbia po e pret themelimin e Asociacionit.

Lexo edhe:  9 vjeçarit Benjamin Beqiri i duhet ndihmë financiare për shërim

“Normalizimi filloi me Marrëveshjen e Brukselit në prill të vitit 2013, pra dhjetë vjetë më parë, që ishte marrëveshja e parë mes Beogradit e Prishtinës, dhe që u nënshkrua edhe nga Bashkimi Evropian, nga Përfaqësuesi i Lartë i BE-së. E vetmja gjë që është dashur të bëjë Prishtina ka qenë themelimi i AKS-së. Gati 11 vjet më vonë, kemi çdo gjë vetëm Asociacionin jo. E z. Kurti thotë se Marreveshja e Brukselit nuk ekziston më. Është marrëveshja e parë e normalizimit, që duhet zbatuar. BE-ja është garantuese për zbatimin e plotë. Po e presim Asociacionin. Ne jetojmë për paqe e stabilitet. Është në interesin tonë të mbajmë paqen e stabilitetin në rajon”, ka thënë Bërnabiq.