Kanoset një person në Drenas, arrestohen pesë të dyshuar

Është kanosur një person në Drenas, për të cilin rast janë arrestuar pesë të dyshuar.

Policia ka bërë të ditur se janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve, por nuk është gjetur asgjë e dyshuar.

Pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje, thuhet në raportin e policisë.

Njoftimi i plotë:

Llapushnik, Gllogoc , 24.08.2023-20:00.  Janë arrestuar pesë të dyshuar meshkuj  kosovar; pasi që të njëjtit dyshohet se pas një mosmarrëveshje  e kanë kanosur viktimën mashkull  kosovar. Janë kontrolluar shtëpitë e të dyshuarve por nuk është gjetur asgjë e dyshuar. Pas intervistimit pesë të dyshuarit me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje./gazetametro.net

Lexo edhe:  Gjermanët zbarkojnë në Prishtinë në mes të tetorit, për t’ia fshirë Kosovës edhe disa infermierë