Publikohet videoja kështu duket për brenda Mercedesi i ri elektrik EQE
Gjiganti gjerman Mercedes-Benz ka zbuluar pjesën e brendshme të veturës së re elektrike EQE SUV me pesë ulëse, që pritet së shpejti të shfaqet në treg.
Pritet që në brendësi të dominojnë ekranet që janë të ndjeshëm në prekje.
Kjo veturë do të debutojë më 18 tetor, e ajo çfarë do ta karakterizojë është hapësira e mjaftueshme për pasagjerët e gjatë që nuk do ta godasin tavanin si dhe të kenë hapësirë për shtrirjen e këmbëve.
Ky model me sa duket është versioni SUV i limuzinës EQE, e si çdo Mercedes tjetër i madh elektrik, Hyperscrren do të jetë si opsion.