Lajmi i fundit: Një i vdekur dhe katër të lënduar rëndë në aksident trafiku

Një aksident trafiku ka ndodhur pak me parë në fshatin Çikatovë të Vjetër të Drenasit, ku si pasojë e lëndimeve të rënda një e aksidentuar ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Burimet e rajonit brenda stacionit policor në Drenas kanë njoftuar se edhe katër të aksidentuar të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda.

Atyre iu është dhënë ndihma e parë në Kujdesin Emergjent – QKMF Drenas e pastaj të aksidentuarit janë dërguar me përcjellje mjekësore dhe autoambulanca në Qendren Emergjente – QKUK.

Lexo edhe:  Mehmetaj i reagon Osmanit për fëmijët: Hashim Thaçi e ka pas djalin e mitur kur Kurti dojke me ia martu me çikë të Vuçiqit