Prishtinasi shantazhon ish të dashurën, i thotë se fotot intime do t’ua dërgojë prindërve të saj – zbulohet se edhe e ka sulmuar

Nuk janë të rralla rastet kur gratë në Kosovë shantazhohen qoftë nga ish-bashkëshortët apo ish-të dashurit, që i kërcënojnë e shpesh edhe i sulmojnë. Një ngjarje e tillë ka ndodhur edhe në Prishtinë, ku i dyshuar është B.A, 34-vjeçar.

I riu është denoncuar nga ish e dashura e tij e cila ka raportuar se është përballur me ish të dashurin me pretendimet se ka ushtruar dhunë ndaj saj dhe po e shantazhon.

Sinjali mëson nga burimet brenda Prokurorisë se në dëshminë e viktimës të dhënë në Polici thuhet se i dyshuari e ka shantazhuar, duke e kërcënuar se fotografitë e saj intime do t’ua dërgojë prindërve të saj.

Për të mos mbaruar me kaq, ajo ka deklaruar se ish i dashuri edhe po e ndjek nga pas, duke i krijuar shqeteësim e frikë. Në mes të tjerash, viktima ka zbuluar se derisa ishte në lidhje dashurie me të dyshuarin, ai e ka keqtrajtuar.

Në hall me ish të dashurin e saj ka kërkuar ndihmë në Polici, duke shpresuar dhe besuar se do të merren veprime ndaj të dyshuarit dhe ajo do të jetojë e qetë.

Pas denoncimit të saj, Policia është aktivizuar dhe ka shoqëruar në stacion të dyshuarin, i cili më pas është ndaluar për 48 orë për veprat “shantazh” dhe “sulm”.

Ndryshe, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës “Kushdo që me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, kanos personin tjetër se do të zbulojë diç në lidhje me të apo personat e afërm të tij që do të dëmtojë nderin apo autoritetin e tyre dhe në këtë mënyrë e detyron personin e tillë të kryej apo të mos kryejë ndonjë veprim në dëm të pasurisë së tij apo të personit tjetër, dënohet me gjobë dhe me burgim prej gjashtë (6) muaj deri në pesë (5) vjet.

Lexo edhe:  Tre anëtarë të bordit të KPMM-së fillimisht u takuan me Albin Kurtin, më pas u përzgjodhen