Plas sherri mes dy punëtorëve në ‘Central Park’, 26-vjeçari e ther me thikë kolegun e tij

Konfliktet në vendet e punës janë incidente goxha të shpeshta që ndodhin në biznese të ndryshme në Kosovë.

Mosmarrëveshjet për punë shpesh eskalojnë edhe në kanosje e përleshje dhe për pasojë përfundojnë si raste në Polici.

Kështu po dyshohet se ka ndodhur së fundi në qendrën tregtare ‘Central Park’ në Fushë Kosovë, ku një person ka therur me thikë kolegun e tij.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se viktima ka marrë lëndime trupore si pasojë e sulmit me thikë dhe është dërguar me urgjencë për tretman mjekësor, ndërkohë që i dyshuari nuk është arritur që të arrestohet menjëherë.

Pas veprimeve hetimore është arritur që dje të sigurohet prezenca e 26-vjeçarit, i cili është intervistuar nga organet e hetuesisë në stacion policor.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Lexo edhe:  BQK thotë se askush s’mund të vendos për të mos i marrë 2 eurot, e publikon mënyrën si të dalloni falsin