Vuçiq: Në javët e ardhshme pres presionet më të rënda deri më tani

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, kanë thënë se në javët e ardhshme pret më shumë presion, derisa pretendoi se ka një fushatë të organizuar kundër tij.

“Në ditët dhe javët e ardhshme pres presionet më të rënda deri më tani, pra në fund të gushtit dhe në muajin shtator”, tha Vuçiq në programin e mëngjesit në RTS.

Vuçiq sheh një paralele me “presionin ndaj Serbisë” në shkrimet e publikuara për të në CNN dhe në mediat gjermane.

Ai pretendon gjithashtu se artikujt nuk janë të drejtuara kundër tij, por kundër Serbisë.

“E shihni se për pesë ditë botohen gjashtë tekste, imagjinoni përmbajtjen, Vuçiq është fajtor sepse i përkrah serbët në Republikën Srpska, Kosovë dhe Mal të Zi”.

Ai pretendon se kjo është një fushatë e organizuar dhe “presionet më të rënda deri tani” dhe se duan ta “izolojnë plotësisht, ta lënë të qetë”.

Ai thotë se në Serbi nuk ka ekuilibër, “të gjithë janë bërë amerikanë dhe rusë, nuk ka serbë”.

“Pra nuk ka asgjë që do të balancohej dhe që do të dukej si mbështetje për vendin tonë, ata kërkojnë të më izolojnë plotësisht, që të gjithë të fillojnë të punojnë, megjithëse do të thonë se po e bëjmë për vendin tonë, por që janë duke punuar në thelb për disa forca të tjera, a nuk do ta detyronin Serbinë të ndryshojë politikën e saj”.

Ai vazhdoi duke thënë se “për Serbinë nuk do të jetë e lehtë në periudhën e ardhshme. Ata do të përpiqen të ruajnë pozicionin e tyre dhe drejtësinë e politikës së tyre, nëse do t’ia dalin, mbetet për t’u parë, thotë ai.

Lexo edhe:  Raportohet se Njësia Speciale ka hyrë brenda Manastirit të Banjskës

Ai shton se braktisja e institucioneve të Kosovës në nëntor nga serbët nuk ishte vetëm për shkak të targave, por ishte vetëm një nga arsyet.