Gjuajtja me armë në afërsi të Menzës së Studentëve, Policia gjeti 6 gëzhoja – i dyshuari ende në arrati

Pasditen e sotme u dëgjuan disa të shtëna me armë zjarri në kryeqytet, saktësisht në rrugën rrugën “Xhevë Lladrovci”, megjithatë sipas Policisë, nuk ka pasur të lënduar, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur 6 gëzhoja. Sipas informacioneve të para, mësohet se një person ka raportuar para Policisë së dikush e ka gjuajtur nga një veturë tjetër në lëvizje.

Ndërsa, i dyshuari ka ikur nga vendi i ngjarjes dhe ende gjendet në arrati.

Lajmin për Gazetën Sinjali e ka konfirmuar edhe Policia.

“Sot rreth orës 13:00, policia ka marrë informatën për të shtëna me armë në rrugën “Xhevë Lladrovci” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”, thotë Flora Ahmeti nga Policia e rajonit të Prishtinës.

“Bazuar në informacionet e deritanishme nuk raportohet për persona të lënduar”.

Ndryshe, hetuesit policorë në koordinim me Prokurorinë, kanë ndërmarrë veprimet hetimore për ndriçimin e plotë të rastit dhe janë në kërkim të peronit të dyshuar, i cili është identifikuar nga ana e policisë.

Lexo edhe:  “Kujdes, kanë hedhur diçka në rrugë”: Mërgimtarëve nga Kosova iu shpërthehen gomat e veturave në Serbi, dalin pamjet