Rrahje në ‘Zone Club’/ Tri vajza bëhen llom mes vete, dy nga to ishin përfshirë në rrahje edhe para disa ditësh
Klubet e natës të cilat frekuentohen për t’u argëtuar me muzikë, shpesh herë shndërrohen edhe në ring boksi. Nuk janë të rralla rastet kur të rinjtë që dalin të shijojnë jetën e natës, përfundojnë në telashe pasi përfshihen në përleshje fizike.
Një rast i tillë ka ndodhur edhe orët e para të ditës së sotme, ku në diskotekën ‘Zone’, tri vajza janë rrahur mes vete.
Sinjali mëson se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku pas një mosmarrëveshjeje verbale gjithçka ka eskaluar në përleshje fizike mes tri vajzave. Nga rrahja kanë pësuar lëndime dy nga vajzat të cilat kanë marrë ndihmë mjekësore.
Policia me të dalë në vendin e ngjarjes ka arritur që t’i arrestojë dy nga të dyshuarat, të cilat u shoqëruan në stacion policor për intevistim, ndërsa e dyshuara e tretë është paraqitur më vonë në stacion.
Burimet e Sinjalit kanë bërë të ditur se me urdhër të prokurorit, I.M., dhe L.I., janë dërguar në mbajtje për 48 orë, pas që të njëjtat ishin rrahur edhe pak ditë më parë.
Ndërsa e dyshuara e tretë është liruar në procedurë të rregullt.