Vrasja në Skenderaj, shoku i të ndjerit: Më herët pronarët e lokalit kanë pasur konflikt me disa klientë

Vazhdojnë të dalin detaje të reja për vrasjen e mbrëmshme në fshatin Runik të Skenderajt.

Ekipi i gazetës Nacionale sot ka qëndruar në vendin e ngjarjes për të mësuar më shumë për vrasjen dhe plagosjen e disa personave në një lokal të natës.

Deri me tani është njoftuar se i vrari është djali i pronarit të lokalit.

Shoku i këtij të fundit ka pranuar të flas vetëm parapa kamerës, duke mos dashur ta zbuloi identitetin e tij.

Ai ka treguar se pronarët e lokalit para një muaj kanë pasur një mosmarrëveshje me disa klientë.

“Një muaj më parë kanë pasë konflikt këta pronarët e lokalit me disa klientë”, ka thënë për Nacionalen shoku i të ndjerit.

Po ashtu për Nacionalen ka folur edhe njëri nga klientët që ka qenë i pranishëm në lokal në momentin e vrasjes.

Në kushte anonimiteti, ai ka thënë se personi që ka hyrë brenda ka qenë i maskuar dhe ka gjuajtur në drejtimin e të gjithëve. Përderisa një person tjetër ka qenë duke e pritur me maskë.

“Unë jam kanë 4-5 herë në këtë lokal po kurrë sen nuk ka ndodhë. u kanë e pa pritur Unë e kam pa një person i maskum u hy në lokal, ka gju sa ka mujt, në drejtim të gjithëve, jo veç një drejtim, e tjerët klient e kishin pa edhe njo jashtë me maskë tu prit”, tha ai.

Lexo edhe:  Vdes avokati që e mbrojti Haradinajn në Hagë