I burgosur rrah zyrtarin korrektues në burgun e Dubravës

Një i burgosur në Burgun e Dubravë ka rrahur një zyrtar korrektues, duke i shkaktuar lëndime të lehta, shkruan Insajderi.

Sipas Policisë, rasti kishte ndodhur dje rreth orës 13:30 dhe viktima ka pranuar trajtim mjekësor.

“Burgu i Dubravës, Istog 25.07.2022 – 13:30. I dyshuari mashkull kosovar i burgosur në burgun e Dubravës ka sulmuar fizikisht një zyrtar korrektues. Viktimës i është ofruar tretmani mjekësor, sipas raportit mjekësor lëndimet janë të natyrës së lehtë:, thuhet në raportin e PK-së

Lexo edhe:  Mblidhen mjetet e nevojshme për shërimin e Amra Mjekiqit