Dëshmitari: Sulmuesi ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithëve, lokali ishte i natës jo i prostitucionit

Sipas dëshmitarit, Musa Gashi, një qytetar ka hy dhe ka shtënë me kallashnikov në drejtim të të gjithë njerëzve brenda lokalit rreth orës 1:20 minuta pas mesnatës.

Gashi tha se sulmuesi nuk e ka pas cak dikë të caktuar pasi ka shtënë në drejtim të të gjithë të pranishmëve brenda lokalit.

Gashi tha se të parin që e ka qëlluar sulmuesi ka qenë një kamerier, djali i pronarit të lokalit, kurse të tjerët janë lënduar.

Gashi tha se sulmuesi kishte të veshur një bluzë ushtarake, derisa shtoi se lokali ishte lokal i natës por jo i prostitucionit siç po raportohet në disa medie.

“1:20 ka qenë ora, jena kanë tu pi edhe ka hi një person ka shti me kallashnikov edhe e ka pas një bluzë të ushtrisë. Personi i parë që është goditë ka qenë kamerieri afër derës dhe tre të plagosur tjerë.

Unë kam qenë në këtë pjesën e majtë prapa derës, nuk kam mujtë me pa, ama krismat e para që janë kanë, ka gjuajtur një person me kallashnikov dhe jemi ra përtokë, ata drejt me derë e kanë pa më saktë, unë kam qenë majtas nuk kam pas mundësi me pa më shumë”, tha Gashi, raporton teve1.

Ai shtoi se nuk ka arritur t’i identifikoj sulmuesit e as nuk ka njohuri nëse të plagosurit dhe sulmuesit kishin ndonjë problem mes vete.

“Nuk e di, djalin e pronarit, kamerierin e njoh, nuk di që ka pas problem diçka. Ata tjerët nuk i njoh. Lokali nuk ka të bëjë me prostitucion, është vetëm me muzikë.

Nuk kemi informacione se për çfarë arsye ka ardhë deri tek ky incident. Nuk e ka pas një objektiv sulmuesi, ka gjuajt sa ka mujtë në drejtim të gjithëve, jo vetëm që me thanë e ka pas cak një person”, ka deklaruar ai.

Lexo edhe:  Haxhiu: E dua shumë Dejonën, për të na kanë zili edhe opozita