38-vjeçari për shkak të xhelozisë rrah të dashurën e tij që erdhi nga Danimarka në Mitrovicë
Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste.
Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.
Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur me një mërgimtare nga Danimarka, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas dhunës që përjetoi nga i dashuri i saj në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.
Bazuar në dëshminë e saj, për motive xhelozie, situata mes tyre ka eskaluar dhe 38-vjeçari e ka sulmuar fizikisht.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tij tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm’.