38-vjeçari për shkak të xhelozisë rrah të dashurën e tij që erdhi nga Danimarka në Mitrovicë  

Evidentimi ditor i rasteve të reja të dhunës në familje, është shndërruar në një rutinë të pandashme, pasi që çdo ditë e më shumë raportohen me dhjetëra raste.

Tragjeditë familjare, dyshimet për tradhti, abuzimi me alkoolin e bixhozin dhe xhelozia bëhen shpesh shkaktarë të dhunës që përjetojnë gratë në Kosovë nga partnerët e tyre.

Sinjali mëson se një rast i tillë ka ndodhur me një mërgimtare nga Danimarka, e cila ka kërkuar ndihmën e Policisë pas dhunës që përjetoi nga i dashuri i saj në fshatin Kçiq i Madh në Mitrovicë.

Bazuar në dëshminë e saj, për motive xhelozie, situata mes tyre ka eskaluar dhe 38-vjeçari e ka sulmuar fizikisht.

Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ndaj tij tij është iniciuar rasti për veprën penale ‘Sulm’.

Lexo edhe:  44-vjeçari në Prishtinë e bën telashe një market, merr produktet pa i paguar dhe kërcënon punëtoret me gërshërë