Përmbytjet në Slloveni : Mehaj: FSK-ja e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka deklaruar përmes një postimi në Facebook se Forca e Sigurisë së Kosovës është e gatshme t’i ofrojë ndihmë Sllovenisë, pasi po përballet me përmbytje.

Mehaj ka deklaruar se ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë ta ndihmojnë Slloveninë.

“Jemi të gatshëm që autoriteteve sllovene t’u ofrojmë gjithë ndihmën e nevojshme brenda kapaciteteve të FSK-së, duke parë gjendjen e vështirë me të cilën po përballen tash e disa ditë pas reshjeve të vazhdueshme të shiut dhe përmbytjeve në 2/3 e vendit”.

“Ekipet e Gardës Kombëtare të FSK-së të Njësisë së Kërkim-Shpëtimit janë në gatishmëri të ofrojnë kontributin e tyre në evakuimin e banorëve në zonat e prekura si dhe vënien nën kontroll të situatës”, ka thënë Mehaj.

Lexo edhe:  Kurti: Nuk kam hequr dorë nga njohja në qendër nga Serbia, na presin diskutime të vështira në muajt në vazhdim